15-vjeçarja nga Tirana largohet nga shtëpia, babai i alarmuar shkon në Polici

Aktualitet

15-vjeçarja nga Tirana largohet nga shtëpia, babai i alarmuar shkon

Një 47-vjeçar është paraqitur në Komisariatin e Policisë ku dhe ka kërkuar ndihmën e efektivëve për gjetjen e vajzës së tij të mitur.

Përmes një njoftimi, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se ditën e djeshme, shtetasi me ininciale S.H, u paraqit në ambientet e Policisë ku dhe kallëzoi se vajza e tij 15-vjeçare është larguar nga banesa.

Menjëherë pas këtij denoncimi efektivët janë mobilizuar dhe po punojnë për gjetjen e të resë.

“Më datë 08.06.2025, shtetasi S. H., 47 vjeç, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion