15-vjecari u qëllua me armë brenda picerisë në Tiranë, ja cfarë filmuan kamerat e sigurisë

Aktualitet

15-vjecari u qëllua me armë brenda picerisë në Tiranë,

Hetimet e policise kane zbardhur detaje të reja për plagosjen të 15 vjeçarit, ndodhur më 1 qershor, në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Grupi hetimor ka administruar pamjet e kamerave të sigurisë së picerisë ku ndodhi plagosja e të miturit.

Pamjet janë gjetur pasi ishte hequr DVR-ja nga punonjësit e administratori me synim fshehjen e ngjarjes.

Në tavolinë kanë qenë të ulur tre persona, i mituri me kushëririn e tij dhe autori i plagosjes.

Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi autori ka nxjerrë armën atipike (e cila nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar), dhe ka shkrehur gabimisht, plumbi i së cilës e ka kapur të miturin në qafë.

15-vjeçari kishte rreth dy javë që ishte punësuar në piceri, pasi ishte piceri e kushëririt e tij dhe kishte nisur punë për ta ndihmuar.

Ndërkohë, i demtuari nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligjit të punës për shkak të moshës.

Hetuesit do të kërkojnë informacion te institucionet e tjera për të sqaruar situatën ligjore të punësimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion