15-vjeçari u plagos nga babai, flet xhaxhai: U zunë për telefonin, sepse rrinte në TikTok!
Xhaxhai i 15-vjeçarit të plagosur ditën e sotme nga babai në Pogradec ka rrëfyer momentin kur mori vesh lajmin, ndërsa ka treguar se gjithçka ka ndodhur pasi nipi i tij ishte në telefon dhe shihte TikTok.
“E kam nip, është nxënës i mirë. Më iku truri kur e mora vesh. Janë zënë për një punë telefoni. Shihte Tik-Tok dhe i ati ia mori dhe e theu.
Nuk e di saktë ku e plagosi, në veshka apo kurriz”, është shprehur ai.
Ndërkohë fqinjët e familjes tregojnë se nuk kishin dëgjuar asgjë nga momenti i konfliktit, por se marrëdhënia mes djalit dhe babait ka qenë e mirë. Ato theksojnë se djali ishte në shkollë, e frekuentonte atë rregullisht dhe mësonte.
“Familje shumë e mirë edhe i ati edhe i biri, nuk di të kishin konflikte më parë. Ka vetëm një djalë, shkonte rregullisht në shkollë, mësonte. Mbrëmë i pashë të dy ishin shumë të qetë kur po ktheheshin në shtëpi. Djali e ndihmonte edhe në punët e bujqësisë”, deklaroi një prej fqinjëve të tyre.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“E ëma na tha kam djalin të sëmurë pa qef. Më pas na njoftoi policia për çfarë ka ndodhur”, shprehet një tjetër.