Flamur Noka tregon e kujt është makina luksoze Range Rover me të cilën u shfaq në protestë

Politikë

Flamur Noka tregon e kujt është makina luksoze Range Rover me të

Flamur Noka ne nje reagim ne rrjetet sociale ka sqaruar se kujt i perket makina luksoze Range Rover me te cilen ai u shfaq dje ne protesten e bllokimit te rrugeve ne hyrje te Tiranes.

Flamur Noka tregon e kujt është makina luksoze Range Rover me të

Sipas Nokes, automjeti ne fjale i perket PD-se qe nga koha kur eshte blere nga Lulzim Basha, mirepo sipas tij, mediat nuk jane marre me kete fakt ne ate kohe, por vetem tani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi:   

Mediat vari Karlon paguhen nga bosi i inceneratorëve për të sharë opozitën. Amerikanët, francezët, kanadezët apo grekët le të bëjnë protesta antiqveritare. Vetëm #shqiptarët jo. Ata duhet t'i binden partisë dhe Ramës.

Flamur Noka tregon e kujt është makina luksoze Range Rover me të

Tellallë të tjerë si "Çorapja" fabrikojnë "lajme" sensacionale sikur makina i përket Flamur Nokës, mirëpo kohë më parë të njëjtët informojnë opinionin publik se kjo makinë e blerë nga Lulzim Basha i kthehet në përdorim #PD-së. Për sa kohë përdorej nga #Basha, makina nuk bënte lajm, se nuk mund të sulmohej opozita e kapur.

Tani që #opozita bën opozitë, tellallit të inceneratorëve dhe tematikut "Çorapja" u shkon ligësht. Bojkotoni tellallët që paguhen me para të pista, këta që synojnë të devijojnë vëmendjen nga problemet reale të shqiptarëve për llogari të narkos.

Mosbindja civile do të vazhdojë derisa #Shqipëria të ketë qeveri teknike e të jetë në gjendje të mbajë zgjedhje të lira.

ME TE LEXUARAT