Qëlloi me vezë Fredi Belerin, shoqërohet në polici qytetari

Politikë
Qëlloi me vezë Fredi Belerin, shoqërohet në polici qytetari


Është shoqëruar në polici personi që ditën e djeshme qëlloi me vezë dhe kos eurodeputetin Fredi Beleri.

Bëhet me dije se Dilaver Nela është shoqëruar në Komisariat, ku pritet të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe më pas të lihet i lirë.

“Ai duhet të ishte në burg. Ky ka vrarë gjith ata njerëz. Çfarë i duhet atij në atë vend, ka vjedhur vota ju e dini të gjithë”, tha qytetari shkurtimisht për mediat.

Ish-kryebashkiaku i Himarës, tani në postin e eurodeputetit, Fredi Beleri, ndodhet prej ditës së djeshme në Tiranë si pjesë e delegacionit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian për të marrë pjesë në takimin e 18-të të Komisionit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dilaver Nela, nuk është një emër i panjohur për mediat. Ai njihet si protestuesi opozitar i cili reagon para çdo padrejtësie dhe partie politike, qofshin ata të djathtë, qofshin të majtë.

Në mars të vitit 2019 në protestën e organizuar nga demokratët, Nela tërhoqi vëmendjen e protestuesve për shkak të mënyrës së veçantë me të cilën kishte vendosur të merrte pjesë. Ndryshe nga protestuesit e tjerë, me pankarta bazike, Dilaver Nela u shfaq duke mbajtur në kokë tre tepsi, të cilat simbolizonin PS,PD dhe LSI (aso kohe, tani PL).

“Nuk ka Shqipëri, ka tre tepsi”, thoshte me të madhe aso kohe protestuesi.

ME TE LEXUARAT