Abuzim tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Belinda Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë

Aktualitet

Abuzim tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku doli nga ambientet e GJKKO në më pas se një orë.

Seanca është shtyrë për dy orë, pasi avokatët duhet të njihen me aktet.

Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.

GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion