Viktima ende e shtrirë përtokë dhe mbuluar me çarçaf, pamjet nga vendi ku mbeti i vrarë 31-vjeçari në Vlorë
Lajmifundit
/
3 Mars 2021, 15:08
Aktualitet

Pamjet qe shihni vijnë nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë një 31-vjecar. Janë siguruar gjithashtu pamjet ku viktima, Tauland Gjikaj, është ende i shtrirë përtokë, ndërsa është mbuluar me një çarçaf të bardhë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit. Ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë.
Deri më tani, raportohet se një mjet i dyshimtë është ndaluar nga policia, ndërsa nuk dihet se bëhet fjalë për autorin e vrasjes së të riut.
