Aksioni i SPAK kundër grupit Rraja, shkon në 17 numri i të dyshuarve, Dokle i akuzuar për trafik dro'ge

Aktualitet

SPAK-Indrit-Dokle.jpg
Të dhëna të reja kanë dalë në dritë lidhur me operacionin e koduar “Muri i Lartë”, ku hetimet e ndjekura nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Adnand Xholi, kanë zbuluar lidhje të ngushta me grupin kriminal të Rrajave.

Me lëshimin e urdhërarresteve të fundit ndaj Bledar Cafit dhe Indrit Dokles, numri i të dyshuarve që përballen me masa sigurie në këtë dosje ka arritur në 17 persona.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Posaçme ka firmosur një masë të re sigurie “Arrest me burg” për shtetasin Endrit (Indrit) Dokle. Ndaj tij janë ngritur akuza për trafik ndërkombëtar të kokainës.

Dokle nuk u gjet gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij gjatë operacionit “Muri i Lartë”.

Hetimet e udhëhequra nga prokurori Xholi kanë dokumentuar aktivitetin e grupit të Rrajave në trafikun e lëndëve narkotike dhe veprat e lidhura me krimin e organizuar. Përfshirja e emrave si Bledar Cafi, i arrestuar në Shkodër, dhe Indrit Dokle tregon për shtrirjen e këtij rrjeti në disa qarqe të vendit dhe jashtë tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion