Aksident në Lushnjë, drejtuesi i motorit mbetet i plagosur pas përplasjes me "Benz"-in

Aktualitet

Aksident në Lushnjë, drejtuesi i motorit mbetet i plagosur pas 
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, 12 tetor, në rrethrrotullimin e Plasmasit, në Lushnjë, ku janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një motomjet.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në pjesën e brendshme të rrethrrotullimit, ku automjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur nga pas motomjetin.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit është rrëzuar në rrugë dhe ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip “Benz” po merret në pyetje nga efektivët e policisë.

Grupi hetimor po vijon veprimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion