Akuzat e rënda të vëllait të Dybala-s: Tek Argjentina luan kush paguan

Sport

Paulo Dybala është një nga futbollistët më premtues të Juventus, por edhe të kombëtares së Argjentinës.

Askush nuk e mohon talentin e tij, por lënia shpesh në stol si me Juventusin ashtu edhe me Argjentinën, duket se e ka mërzitur vëllain e talentit.

Gustavo Dybala  ka hedhur akuza të rënda drejt Federatës së Futbollit Argjentinas.

Disa orë para se ndeshja e Argjentinës me Kolumbinë të fillonte, kur ai e kishte kuptuar se vëllai i tij nuk do të aktivizohej, ai publikoi një status drejtuar federadës dhe trajnerit, Scaloni.

Gustavo Dybala shkruan në Twitter:

Nëse ata nuk mund të fitojnë para nga ju, atëherë nuk keni për të luajtur!!!!”

Paulo Dybala u aktivizua vetëm 35 minuta ndaj Kolumbisë, ndërsa trajneri i përkohshëm i Argjentinës hodhi poshtë çdo teori se ai kishte ndonjë gjë me Dybalan.

Scaloni tha:

Me të vërtetë mendoni se kam një problem me Dybala? Paulo është një fenomen, ai është një lojtar i shkëlqyer futbolli. Ne duhet të shikojmë përpara, jo prapa”.

Dybala pas shpërthimit në sezonin e tij të parë me Juventus, duket se po gjen pak vend në ekipin bardh e zi.

Mediat italiane shkruajnë se vënia në fushë e Ronaldos e komplikon aktivizimin e tij, ndërsa tek kombëtarja, është Messi ai i cili minimizon minutat lojtarit.

ME TE LEXUARAT