Të shtë'nat me ar'më në Pukë / Reagon policia: Personi i arm'atosur u arratis te parcela e kana'bisit, qëlluam në ajër

Aktualitet

Të shtë'nat me ar'më në Pukë / Reagon

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me të shtënat e shënuara gjatë aksionit antidrogë në fshatin Kodërbojë të Pukës.

Në tentativë për ta ndaluar, një nga policët ka qëlluar me armë zjarri në ajër, por i dyshuari ka shfrytëzuar terrenin për t'u larguar.

Aktualisht zona është rrethuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë janë vënë në ndjekje të tij.


Njoftimi:

Pukë/Informacion paraprak

Në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur.

Ky person, pasi ka konstatuar punonjësit e Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar.

Një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për ta paralajmëruar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka mundur të largohet.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ndërkohë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të Komisariatit të Policisë Pukë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e personit.

ME TE LEXUARAT