Nuk ndalet në merkato, Juventus hidhet në sulm për dy lojtarë të mëdhenj

Sport

Juventus duket se nuk do të ndalet vetëm me afrimin e Cristiano Ronaldos në ekip, por dëshiron të afrojë të paktën edhe dy lojtarë me emër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç raporton Tuttosport, klubi italian po punon për të afruar në ekip ish-lojtarin e saj, Poul Pogba dhe mbrojtësin brazilian Marcelo.

Francezi nuk po kalon një moment të mirë tek Manchester United dhe me shumë mundësi në fund të sezonit do të rikthehet në Torino.

Nga ana tjetër bëhet fjalë për Marcelon, i cili mund të ndikohet nga lëvizja e shokut të tij, Ronaldos, për t’u tranferuar edhe ai tek “Zonja e Vjetër”.

Real Madrid nuk do të dojë të lëshojë yllin brazilian, pa siguruar një mbrojtës të nivelit botëror, por pritet që Juventus të bëjë një ofertë të majme tek klubi madrilen.

Me afrimin e këtyre dy lojtarëve, Juventus do shndërrohej në pretendentin kryesor për Champions League, trofe që për shumë vite nuk ka ardhur në Torino.

ME TE LEXUARAT