Në Itali janë të bindur: Ronaldo shënon në sfidën e radhës ndaj Parmës

Sport

Çështje kohe, goli do të vijë. Ndoshta është më mirë që të thuhet se do të duhet të presim edhe një javë. Ndaj Chievos dhe Lazios, Cr7 u afrua shumë herë festimit të golit të parë me fanellën bardhezi, teksa tashmë i duhet të presë sfidën me radhës me parmën për të thyer tabunë. Në fakt, në ndeshjen e tretë, Ronaldo shkëlqen. Kështu ka ndodhur të paktën në 10 vitet e fundit në aventurën te Manchester United dhe Real Madrid.

Çështje numrash- Portugezi ka shënuar 13 gola në 9 ndeshje, në 10 kampionatet e fundit, duke humbur kontaktin me golin vetëm në dy ndeshje. Më mirë ka bërë tre vite më parë, duke vënë firmën në 5 nga 6 golat ndaj Espanjolit. Në sezonin 2015-2016, Ronaldo nuk shënoi në dt ndeshjet e para. Tashmë mbetet që të presim ndeshjen që do të luhet në “Tardini”, në duelin që do të luhet të shtunën në mbrëmje.

ME TE LEXUARAT