Mbrojtësi i Romës: Lamtumira e Totit më ka ngjethur mishin!

Sport

Mbrojtësi argjentinas, Federiko Facio sapo ka filluar sezonin e tij të tretë me Romën, por ai tashmë është bërë një nga favoritët e tifozëve dhe një lider në dhomat e zhveshjes.

“Dikush nga zyra e shtypit më dha këtë pseudonim (lider) dhe unë kam qenë i thirrur në atë mënyrë që nga ajo kohë. Më pëlqen ky mbiemër, pasi më jep motivim për të bërë edhe më mirë dhe jam krenar që të rinjtë shikojnë nga unë për këshilla. Jam shumë i lumtur këtu.

Momenti më i mirë që nga ardhja ime në Romë? Dita e lamtumirës së Toti ishte shumë emocionuese. Ndeshja e tij e fundit me Romën ishte një moment i paharrueshëm për mua dhe tifozët.

Nuk e harroj kurrë, akoma më ngjeth mishin kur e kujtoj”,- tha Fazio në një bisedë “Live” në Instagram me tifozët e Romës.

ME TE LEXUARAT