Bota me sytë nga Verona, Ronaldo nuk shkëlqen siç pritej tek Juventus
Bota e futbollit ishte me sy e veshë nga Cristiano Ronaldo, por debutimi i tij te Juventus ka qenë për t’u harruar. Portugezi nuk arrriti të shënojë, por Juventus të paktën ka përmbysur në Verona ndaj Chievos, me rezultatin 3-2.
Ndeshja filloi mirë për kampionët, ndersa Khedira shënoi që në minutën e tretë. Por në minutën e 38-të Stepinski ka barazuar shifrat dhe pjesa e parë është mbyllur 1-1.
Në fillimin e pjesës së dytë janë vendasit sërish ata që shënojnë, kur Chiacherini kthen në gol një penallti.
Pas shumë përpjekjeve, Juventus realizon golin e barazimit 2-2 pas një autogoli. Në fund është Bernardeschi që i jep fitoren 3-2 Juventusit në javën e parë.
Ronaldo u përpoq me cdo kusht të shënojë golin e tij, cka do t’i kishte dhënë fitoren Juventusit në start, por nuk ia ka dalë dot.