Aventura e re në Arabinë Saudite/ Berat Gjimshiti merr fitoren e parë me Al Diriyah, mbyll ndeshjen pa pësuar gol

Sport

Aventura e re në Arabinë Saudite/ Berat Gjimshiti merr fitoren e

Berat Gjimshiti e ka nisur aventurën e tij të re në kampionatin arab të futbollit.

Kapiteni i kombëtares shqiptare që pas një dekade në Serie A me Atalantën është largua nga klubi bergamask për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite.

Në fundjavë kapiteni i Kombëtares kuqezi ishte titullar në ndeshjen që skuadra e tij e re Al Diriyah fitoi me rezultatin 1-0. Gjimshiti i luajti të 90 minutat në fushën e lojës dhe në përfundim të ndeshjes u vlerësua me notën 6.6.

Kjo ishte ndeshja e dytë që Berat Gjimshiti luan me fanellën e Al Diriyah, sfida e parë ishte ajo ndaj Al Nassr të Cristiano Ronaldos ku gjërat nuk shkuan siç shpresohej.

Berat Gjimshiti gjen fitoren e parë saudite, titullar për 90 minuta me

Ndërkaq qendërmbrojtësi kuqezi përmes një postimi në rrjetet sociale publikoi foto me momente nga ndeshja me Al Hazem dhe në përshkrimin e postimit shkruante: ‘Paraqitje e mirë nga skuadra, 3 pikët e para’.

ME TE LEXUARAT