Milan në panik, largohet Bonuçi?
Lajmifundit
/
14 Korrik 2018, 16:06
Sport
Nëse Juventusi është mbret i merkatos europiane me transferimin e Ronaldos, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Milanin.
Kuqezinjve iu duhet të shesin urgjentisht ndonjë lojtar për të shmangur krizën ekonomike dhe Leonardo Bonuçi është ndër të paktët lojtarë që ka vlerë në treg.
Pista e parë për kapitenin italian është ajo franceze pasi Bufon e do në Paris. PSG ka para për Milanin dhe mbrojtësin.
Ndoshta deri në fund të verës do të vijë transferimi i parë jashtë Italie për mbrojtësin e kombëtares italiane i cili do mund të ncjerë Milanin nga kriza.
