Kroacia, finalistja më e dobët në historinë e Botërorit
Lajmifundit
/
14 Korrik 2018, 09:53
Sport
Kroacia është gati të shkruajë historinë të dielën në Moskë, por me petkun e skuadrës jofavorite. Madje, më pak favoriten e të gjithë historisë.
Ballkanasit janë finalistja më e dobët në letër sipas renditjes së FIFA-s nga vitin 1993 (kur FIFA nisi të bëjë rankimin).
Ata renditen në vend të 20-të dhe kurrë më parë një kombëtare që është renditur kaq poshtë nuk ka shkuar deri në epilogun e një Botërori.