Sulmuesi i Francës kërcënon Kroacinë

Sport

Sulmuesi francez kujton finalen e humbur në Euro 2016 nga Portugalia.

Olivier Giroud beson se Franca ka ndryshuar pozitivisht që nga finalja e Kampionatit Evropian, ku “Gjelat” ishin mposhtur nga Portugalia 0-1.

31-vjeçari, do ta udhëheqë sërish sulmin e Francës në finalen e Botërorit të dielën, ndaj Kroacisë, duke nisur si titullar çdo sfidë të këtij turne, përveç të parës.

“Situata tani është më ndryshe. Pas gjysmëfinales së Euro 2016, kur fituam kundër Gjermanisë, ne ishim pak euforikë, ndërsa kundër Belgjikës ishte ndryshe” tha Giroud.

“Nuk është e njëjta ndjenjë. Ne e dimë që ende kemi një lojë për të fituar. Ka fokus dhe përqendrim të vërtetë për ta përfunduar me sukses punën, prandaj është ndryshe. Kemi bërë një rrugë të gjatë për të arritur deri këtu dhe tani nuk duam ta humbim këtë mundësi.

“Kampionati Botëror nuk fitohet vetëm nëse ke talent. Forca mendore është 70 për qind e punës. Nëse je gati të punosh për bashkëlojtarët tuaj dhe njëri-tjetrin me përkushtim, atëherë çdo gjë mund të ndodhë”, ka theksuar ai.

Franca kërkon titullin e dytë të Kampionatit Botëror, të cilin për herë të parë e kishte fituar në vitin 1998.

ME TE LEXUARAT