Behrami rrezikon të "djegë" Neymarin

Sport

Neymar pati një natë të vështirë mbrëmë duke pësuar plot 10 faulle, shumica dërrmuese prej Valon Behramit.

Ky rekord faullesh për një lojtar nuk ndodhte që prej vitit 1998, ku gjatë Botërorit që u zhvillua në Francë, ndaj Alan Sheerer u shkaktuan plot 11 faulle prej mbrotjes tuniziane.

Krahas kësaj, lajmi më i keq për Brazilin nuk është barazimi i djeshëm, por rreziku që Neymar të mos mund të luajë në ndeshjen kundër Kosta Rikës.

Ai nuk ishte në formën e tij maksimale, por trajneri vendosi t'a fusë në lojë mbrëmë dhe faullet e shumta të Behramit mund të bëjnë që të mos luajë ndeshjen e ardhshme.

ME TE LEXUARAT