Qëndruan përmbys për 25 minuta/ Dy vajzat adoleshente dëmshpërblehen me 550,000 dollarë

Bota

Qëndruan përmbys për 25 minuta/ Dy vajzat adoleshente

Dy adoleshentë në Shtetet e Bashkuara përjetuan një përvojë të tmerrshme që do t'u mbetet përgjithmonë , kur mbetën të bllokuar përmbys në një park argëtimi për rreth 25 minuta, në një lartësi prej 30 metrash. Dy vjet pas incidentit, dy vajzat e reja morën kompensim në total prej 550,000 dollarësh, pasi shkuan në gjykatë, shkruajnë mediat.

Chitlali  Gomez-Salais , atëherë 13 vjeç, dhe Evie Yanota, 14 vjeç, po festonin fundin e vitit shkollor me një shëtitje verore në parkun argëtues Oaks Park në juglindje të Portlandit, Oregon . Megjithatë, më 14 qershor 2024, argëtimi i tyre u shndërrua në një makth kur loja AtmosFEAR, e cila rrotullohet 360 gradë, u ndal papritur ndërsa ishte në funksion.

Dy adoleshentët mbetën të bllokuar me kokën poshtë për 25 minuta, duke pritur që ekipet e shpëtimit t'i lironin. Pas gjyqit që filloi të hënën, gjykata vendosi t'u japë secilit prej tyre 275,000 dollarë dëmshpërblim, afërsisht 235,000 euro.


"Kisha frikë se do të vdisja"
Gjatë gjyqit, dy vajzat përshkruan terrorin që ndienin ndërsa qëndronin pezull në ajër. Ato thanë se vuanin nga dhimbje të forta koke nga grumbullimi i gjakut në kokë dhe panë pasagjerë të tjerë në tren duke vjellë nga frika dhe presioni i situatës.

Frika e tyre më e madhe, thanë ato, ishte se rripat e sigurimit mund të lëshoheshin në çdo moment. "Mendova se ndoshta nuk na kishte mbetur shumë kohë," tha Evie Yanota gjatë dëshmisë së saj. Xitlali Gomez-Salais, dukshëm e emocionuar, tha: "Nuk doja që njerëzit të më shihnin të vdisja."

ME TE LEXUARAT