16 vite nga zhdukja e Bleona Matës, për herë të parë reagon SPAK

Aktualitet

LajmiFundit.al (2).jpg

Çështja e Bleona Matës, e cila rezulton e zhdukur prej 16 vitesh, u rikthye në vëmendje në emisionin “Ftesë në 5”. Në studio u përballën nëna e Bleonës, Bukurie Mata, dhe avokati Alban Duraj. Ky i fundit deklaroi se ka komunikuar me zonjën Bukurie dhe se di se ku ndodhet vajza.

Deklarata u kundërshtua nga nëna e Bleonës, e cila tha se nuk e njeh avokatin dhe i kërkoi që të tregojë të vërtetën dhe të bëjë një punë të pastër.

Në emision ishte i ftuar edhe avokati i familjes, Idajet Beqiri, i cili deklaroi se çështja është në SPAK që prej vitit 2024 dhe se aktualisht është e pezulluar.

 Sipas tij, rasti fillimisht është hetuar nga Prokuroria e Kukësit dhe më pas nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për t’u kaluar në kompetencën e SPAK.

Moderatorja Bieta Sulo bëri të ditur se redaksia kishte kërkuar informacion zyrtar nga SPAK. Në përgjigjen e dhënë më 19 mars 2026, SPAK sqaron se, pas verifikimeve, nuk rezulton të ketë çështje të regjistruar për Bleona Matën. 

Avokati Beqiri e kundërshtoi këtë përgjigje, duke këmbëngulur se çështja është trajtuar nga organet e drejtësisë dhe se ekziston një vendim i marrë nga prokurori Anton Martini. 

Sipas tij, çështja është rikualifikuar për hetim nën dyshimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion