Zjarr në banesën në Sarandë, dy të moshuarit dërgohen në spital

Aktualitet

zjarrefikese.jpg
Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen nr. 1 të Sarandës gjatë orëve të para të mëngjesit, duke shkaktuar lëndimin e dy të moshuarve.
 
Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:15, ndërsa si pasojë e flakëve kanë pësuar asfiksi dhe janë lënduar lehtë çifti i të moshuarve, Kristaq Zhupali, 83 vjeç, dhe Ksanthipi Zhupali, 72 vjeç.

Dy të moshuarit janë transportuar në Spitalin e Sarandës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shuarjen e zjarrit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në sobën e gatimit. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion