Të maskuar nga koka te këmbët, dalin pamjet nga vr'asja e Artan Myrtajt në Sarandë

Aktualitet

-1002-0-wmremove-transformed-1-6ab663dd9ec2c.jpg
Detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë, që ndodhi të dielën e kaluar. Në pamjet që KLAN ka siguruar nga ngjarja, shihet momenti kur autori, i maskuar dhe me skafandër në kokë, i afrohet viktimës dhe qëllon në drejtim të tij.

Sipas pamjeve, autori mban dy armë në duar dhe vepron në një kohë shumë të shkurtër, përpara se të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në një zonë të frekuentuar të Sarandës, duke shkaktuar panik te qytetarët dhe kalimtarët. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një person tjetër.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat e mbledhura në vendngjarje.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur edhe motivin e kësaj ngjarjeje, ndërsa deri në këto momente nuk ka një autor të arrestuar të konfirmuar publikisht.

Artan Myrtaj u vra paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia, në qytetin e Sarandës, ku, krahas tij, u plagos edhe një 73-vjeçar.
wmremove-transformed-6ab663dd6694e.webp
Ekzekutimi i tij dyshohet se lidhet me një sërë ngjarjesh të regjistruara në Sarandë, që zanafillën e kanë në një plagosje të regjistruar në korrik të vitit 2025. Myrtaj rezulton të ketë qenë pjesë e atij konflikti, ndaj dhe hetuesit janë përqendruar te kjo pistë hetimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion