"Bien çmimet e banesave, zbehen kërkesat nga të huajt"

Aktualitet

banesat-ne-vlore.jpg
Çmimet e banesave në qytetin e Vlorës pësojnë një ulje nga 10 deri në 15 përqind. Kjo referuar edhe kërkesave kryesisht nga të huajt, të cilët duket se në periudhën e fundit nuk janë më, si në fillim, referuar kërkesave që kanë për të blerë një banesë në qytetin e Vlorës.

Renato Banusha, agjent imobiliar në Vlorë, thekson se ulja e çmimeve ka ardhur në vitin e fundit, ndërsa ato kanë mbetur në pothuajse të njëjtën vlerë si një apo dy vite më parë. Ndërkohë që ka theksuar se këto çmime variojnë aktualisht duke nisur nga 1.500 euro për metër katror.

Zonat më të preferuara vijojnë të mbeten bulevardi kryesor por edhe zona e Lungomares.

Ndërkohë referuar kërkesave dhe gjate sezonit turistik, duket se ato janë kryesisht nga shqiptarë apo dhe emigrantë të cilët jetojnë jashtë vendit për të blerë një pronë, banesë apo apartament.

ME TE LEXUARAT