Me ar'më pa leje dhe jelek antiplumb, arrestohet 41-vjeçari në Vorë, publikohet emri

Aktualitet

Me ar'më pa leje dhe jelek antiplumb, arrestohet 41-vjeçari
Arrestohet në Vorë 41 vjeçari Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça.
Ai u kap me armë zjarri pistoletë pa leje, ndërsa në momentin e ndalimit ka kundërshtuar efektivët që ishin vënë në ndjekje të tij.

Ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjet edhe një jelek antiplumb.
41 vjeçari është person me precedent penal i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ndërsa edhe më herët ka kundërshtuar forcat e policisë gjatë arrestimeve. Grupi hetimor ka dyshime se 41 vjeçari është i përfshirë në aktivitete të paligjshme, ndërsa po hetohet si i përfshirë në shitjen e armëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion