Papa Leo XIV surprizon botën nga ajri, shfaqet në kabinën e helikopterit ushtarak mbi Ande

Bota

Papa Leo XIV surprizon botën nga ajri, shfaqet në kabinën e

Papa Leo XIV ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë vizitës së tij në Peru. Kreu i kishës katolike ka vizituar Forcat Ajrore dhe është filmuar në kabinën e pilotimit të një helikopteri ushtarak, së bashku me pilotët. 

Papa hipi në një helikopter Mi-17 të Forcave Ajrore Peruviane në Chiclayo dhe fluturoi rreth 40 minuta në lindje drejt qytetit malor Santa Cruz de Succhabamba, më shumë se 6,000 metra lartësi. 

Një fotograf i Vatikanit e kapi atë me fytyrën afër dritares, duke parë shpatet që kalonin, teksa në një video të publikuar nga Forcat Ajrore, ai shihet teksa hyn në kabinën e pilotit dhe ulet midis dy pilotëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion