Zbulohet skema e organizatorëve shqiptarë, transmetuan në Tik Tok përleshje masive mes të burgosurve në Itali

Bota

Zbulohet skema e organizatorëve shqiptarë, transmetuan në Tik Tok
Pas revoltës së ndodhur në 1 tetor në burgun Don Bosco në Pisa të Italisë, ngjarje e cila u transmetua drejtpërdrejt në Tik Tok, katër të burgosurve, tre prej të cilëve shqiptarë dhe një kolumbian janë marrë të pandehur si organizatorë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët e akuzuar për drejtimin e revoltës janë Ilber Arshi (39 vjeç), Andrea Petroniq (43 vjeç) dhe Daniel Myrtaj (24 vjeç). Ky i fundit ishte personi që realizoi transmetimin ‘live’ nga qelia, për ç’ka ngarkohet edhe me akuzën e përdorimit të paligjshëm të telefonit brenda institucionit të ekzekutimit të vuajtjes së dënimit. Personi i katërt i përfshirë si organizator është shtetasi kolumbian Jerson German Bolanos (39 vjeç).

Përveç organizimit të trazirave, katër të akuzuarit përballen edhe me akuzën e shkatërrimit të pronës, pasi dëmtuan rëndë një pjesë të madhe të sektorit ku vuanin dënimin. Për shkak të rrezikshmërisë, ata janë transferuar menjëherë në burgje të tjera të rajonit të Toskanës, nën masa më të rrepta sigurie.

ME TE LEXUARAT