Dëmtohet Shaqiri, si futbollisti përfundoi në spital pas miqësores së Baselit?

Sport

Dëmtohet Shaqiri, si futbollisti përfundoi në spital pas
Ndeshja testuese e Baselit ndaj Winterthurit përfundoi me rezultat zhgënjyes 7:3, por shqetësimi kryesor në kampin e klubit zviceran lidhet me gjendjen e kapitenit Xherdan Shaqiri.

Shaqiri nuk e ka mbyllur ndeshjen pa probleme, pasi pësoi një dëmtim në dorë pas një goditjeje. Sipas raportimeve të mediave zvicerane, Shaqiri është dërguar menjëherë në spital, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe plaga i është qepur.

Dëmtimi vjen në një moment kur Baseli po kalon edhe ndryshime në stol. Për trajnerin e ri, Slaviša Jokanović, kjo ishte paraqitja e parë në krye të skuadrës, por debutimi i tij u shoqërua me një humbje të thellë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion