Rama drejt Brukselit/ Konferenca Ndërqeveritare BE-Shqipëri, zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20-të i negociatave

Politikë

Rama drejt Brukselit/ Konferenca Ndërqeveritare BE-Shqipëri, zbulohet

Shqipëria është gati të mbyllë një tjetër kapitull drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Burime diplomatike nga Komisioni Evropian i pohuan gazetarit Muhamed Veliu, se është duke u diskutuar data 13 tetor, kur pritet të mbahet mbledhja e radhës ndërqeveritare mes Presidencës së BE-së dhe Shqipërisë.

“Presim të kemi një tjetër ‘super të martë’ më 13 tetor, nga ku Shqipëria do të mbyllë një tjetër kapitull. Ndërsa Mali i Zi do të jetë përballë mbylljes së tre kapitujve”, pohoi i njëjti burim.

Mediat kanë mësuar se bëhet fjalë për Kapitullin 20, i cili lidhet me Biznesin dhe Politikat Industriale.

Shqipëria deri më tani ka mbyllur përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian më 14 korrik 2026.

Ato janë: Kapitulli 25: Shkenca dhe Kërkimi, Kapitulli 26: Arsimi dhe Kultura, dhe Kapitulli 30: Marrëdhëniet e Jashtme.

Nga Brukseli, tre muaj më parë, Kryeministri Edi Rama e cilësoi mbylljen provizore të tre kapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Evropian si një tjetër gur kilometrik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Synimi i bërë publik prej kryeministrit Edi Rama është që negociatat të përfundojnë deri në vitin 2027, për të arritur anëtarësim të plotë deri në vitin 2030.

ME TE LEXUARAT