Vr'au gruan e djalin dhe pl'agosi rëndë vajzën, 59-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm në Itali

Bota


Salvatore Ocone është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij dhe djalit 15-vjeçar në Paupisi, në provincën e Beneventos.

 Vrau gruan e djalin me gur si dhe plagosi rëndë vajzën, 59-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm në Itali
  
Vendimi i gjykatës u dha më 30 shtator 2026, saktësisht një vit pas krimit të rëndë, i cili ndodhi më 30 shtator 2025. 59-vjeçari u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Elisa, 49 vjeç, dhe djalit Cosimo, 15 vjeç, ndërsa vajza e tyre e mitur mbeti e plagosur rëndë.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit të Republikës në Benevento, Nicola D’Angelo, për dënimin maksimal.

Si ndodhi krimi?

Sipas rindërtimit të ngjarjes, Ocone fillimisht sulmoi gruan e tij në banesë, duke e goditur në kokë me një gur të madh dhe duke e vrarë.

Më pas, ai sulmoi edhe fëmijët. Trupat u futën në automjetin me të cilin ai tentoi të largohej nga zona. Ocone u arrestua një ditë më vonë, rreth 70 kilometra larg Paupisit, pasi u gjet i fshehur në një ullishte në Ferrazzano, në provincën e Campobassos.

Kur mbërritën forcat e rendit, në automjet u gjetën dy fëmijët. Djali 15-vjeçar kishte ndërruar jetë, ndërsa vajza, e cila në atë kohë ishte 16 vjeçe, kishte pësuar frakturë të kafkës dhe ndodhej në gjendje shumë të rëndë.

Ocone kishte pranuar autorësinë e krimit pas arrestimit dhe ishte dërguar në burgun e Campobassos. Ai akuzohej për vrasje të dyfishtë të rënduar, tentativë vrasjeje dhe rrëmbim personi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion