Vlora Hyseni kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Aktualitet

vlora-hyseni-frjd_sd.webp
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke iu drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit.
  
Burime bëjnë me dije se kërkesa kundër masës së sigurisë është depozituar sot nga avokati i Hysenit.

Hyseni kërkon në këtë mënyrë ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj saj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sipas burimeve të gazetares Hoxha, ish-kreu i SHISH ka kërkuar heqje të menjëhershme të masës ‘arrest shtëpie’ sepse sipas avokatit të saj, nuk ekziston asnjë kusht ligjor.

Ish-drejtoresha e SHISH është nën hetim nga SPAK për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion