Vijojnë protestat, Spanjë, qytetarët kundër kostos së strehimit

Bota


Manifestuesit e vendosur në sheshin qendror të Madridit deklaruan të hënën se do të vazhdojnë presionin ndaj kryeministrit Pedro Sanchez për zbutjen e krizës së strehimit, pas thirrjes së një gruaje 87-vjecare që protesta të vazhdonte.

Demonstruesit kanë ngritur rreth 100 tenda në sheshin Puerta del Sol të kryeqytetit spanjoll, pasi disa dhjetëra mijëra persona mbushën rrugët ditën e diel për të kërkuar uljen e kostos së strehimit dhe mbrojtjen e qiramarrësve.

Protesta u shkaktua pasi policia dëboi të mërkurën e kaluar një grua 87-vjeçare nga apartamenti i hershëm i saj në Madrid.

“Ju kërkoj të gjithëve të jeni kurajozë, të luftoni  dhe të mbroni atë që ju përket”, u tha më pas gruaja qytetarëve, përmes një videoje të postuar në rrjetin “X” nga Sindikata e Qiramarrësve të kryeqytetit spanjoll.

E shtruar në spital pas dëbimit, ajo u kthye në simbol të protestave kundër rritjes stratosferike të çmimeve të shtëpive në Spanjë.

Kryeministri Sanchez, i kritikuar ashpër edhe nga brenda kampit të tij politik për dështimin në frenimin e rritjes së çmimeve, pritet të paraqesë një draft të ri ditën e martë.

Ai u bëri thirrje partive politike që të mbështesin draftin, që pritet të mbajë nën kontroll masat si ripërtëritjen automatike të kontratave të qirave dhe kufizimin e mëtejshëm të dëbimeve.

Por partia e Sanchez nuk ka mazhorancën në Parlamentin spanjoll, ndaj është e paqartë nëse drafti do të aprovohet, pak kohë pasi një paketë e ngjashme dështoi më herët gjatë vitit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion