Videot me Adi Hilën, Eli Fara: Nuk e dija që kishte kamera, këngëtarja nuk denoncon kompozitorin por..

Aktualitet

Videot me Adi Hilën, Eli Fara: Nuk e dija që kishte kamera,
Eli Fara ka dëshmuar në polici në lidhje me skandalin e videove intime të publikuara nga studioja e producentit Adrian Hila.

Gjatë dëshmisë së saj, Fara është shprehur se Adi Hila nuk është personi që ka shpërndarë videot dhe se ajo vetë nuk kishte dijeni për kamerat e vendosura në banesë.

Burime nga Policia bëjnë me dije se këngëtarja Eli Fara ka bërë denoncim për publikimin dhe shpërndarjen e videove intime që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjet. Denoncimi nuk është bërë ndaj kompozitorit Adi Hila, por ndaj personit ose personave që dyshohet se kanë publikuar materialet.

Në dëshminë e saj, këngëtarja Eli Fara nuk ka ngritur pretendime ndaj Hilës lidhur me filmimin apo publikimin e videove. “Jo, jo, nuk kam dijeni që jam filmuar”, ka thënë ajo.

Hetimi i Policisë vijon për të identifikuar personin që ka siguruar dhe më pas ka publikuar materialet intime.

Ndërkohë, kompozitori Adi Hila është marrë në pyetje nga ekspertët e Krimit Kibernetik në Policinë e Tiranës. Gjatë marrjes në pyetje, Hila raportohet se ka qenë i tronditur. Sipas burimeve, dëshmia e tij është përqendruar kryesisht te dyshimet se sistemi i kamerave mund të jetë hakuar.

Më herët, gazetari Andi Vrapi bëri të ditur se këngëtarja Eli Fara ka bërë denoncim zyrtar në polici ndaj kompozitorit Adi Hila. Vrapi e ka bërë këtë deklaratë të enjten, i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke u thirrur në burime brenda Policisë.

Sipas tij, denoncimi ishte regjistruar dhe, për këtë arsye, organet kompetente nuk kanë më arsye për të mos ndërmarrë veprimet e nevojshme. “Burime brenda policisë sot në mëngjes kur po shkruheshim kanë treguar që në fakt Eli Fara e ka marrë guximin dhe ka bërë një denoncim në polici”, tha Vrapi.

Ai shtoi se tashmë, sipas tij, autoritetet duhet ta kryejnë punën e tyre.

ME TE LEXUARAT