Shqiptari 24-vjeçar goditet me thi'kë në Zvicër, arrestohen tre persona

Bota

Shqiptari  24-vjeçar goditet me thi'kë në Zvicër,
Një 24-vjeçar me origjinë nga Kosova është goditur me thike në një hotel në Zyrih të Zvicrës. Tre të dyshuar janë arrestuar, përkatësisht dy suedezë dhe një slloven.

Mediat raportojnë se i riu pati lëndime në krah dhe në pjesën e sipërme të trupit, por nuk konsiderohen serioze.

Dyshohet se ngjarja nisi nga një përleshje në dhomën e hotelit, por nuk dihet ende se për çfarë nisi përleshja, e cila çoi më pas në përdorimin e thikës.

Njëri prej të dyshuarve u arrestua fillimisht e dy të tjerët më pas. Të tre janë të moshave mes 20 dhe 33 vjeç.

ME TE LEXUARAT