Xhelal Mziu çohet nga vendi dhe i tund dosjet bosh Ulsi Manjajt, tensione në Komisionin e Ligjeve
Lajmifundit
/
2 October 2026, 12:21
Politikë

Tensionet dhe përplasjet nuk kanë munguar në Komisionin e Çështjeve Ligjore, ku deputetët e mazhorancës kanë debatuar me ata të opozitës sa i përket ndarjes së re territoriale.
Gjatë tensioneve, Xhelal Mziu i ka tundur përpara fytyrës Ulsi Manjajt dosjet e konsultimeve me bashkitë për Reformën Territoriale. Deputeti i PD-së i hap të gjitha dosjet me radhë përpara kryetarit të Komisionit, duke pretenduar se janë bosh.
Gjithashtu ka pasur edhe debate të tjera për nismat e të dyja partive gjatë mbledhjes së Komisionit.


