Video/ Trump përplaset me gazetarin e Reuters: Je i neveritshëm, për kë punon?

Bota

Video/ Trump përplaset me gazetarin e Reuters: Je i neveritshëm,

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi ashpër ndaj një gazetari të agjencisë Reuters, pasi ky i fundit e pyeti për shëndetin e tij dhe vendimin për të mos zhvilluar një vizitë në Kansas, përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, që mbahen më 3 nëntor.

Përpara kamerave dhe gazetarëve të tjerë, Trump iu drejtua me tone të larta gazetarit, i cili e pyeti nëse vizita ishte anuluar për shkak të një problemi të mundshëm shëndetësor.

“Je i sëmurë! Shtrihu, je i neveritshëm, dukesh absolutisht i tmerrshëm! Për kë punon?”, i tha Trump.

Kur gazetari u përgjigj se punonte për Reuters, presidenti amerikan sulmoi edhe agjencinë e lajmeve, duke e cilësuar atë si “të tmerrshme”.

“Shikojeni këtë njeri, është krejtësisht i patrajnuar”, vijoi Trump.

Më pas, në një monolog para gazetarëve, presidenti shpjegoi se nuk do të shkonte në Kansas, duke thënë se po shkonte shumë mirë dhe se do të merrte pjesë në një aktivitet televiziv të fushatës.

“Nesër do të shkoj në Florida. Pasi të kem bërë – sa? – 28 tubime? Ai më pyet: ‘Cila është arsyeja, zotëri, që nuk do të shkoni në Kansas?’ E dini cila është arsyeja? Nuk ndiej se duhet të shkoj në Kansas”, deklaroi Trump.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion