VIDEO/ Lamtumira e Mesit kthehet në skandal, të gjithë sulmojnë Federatën Argjentinase se “njollosi” homazhin për “Pleshtin”

Lionel Mesi i ka dhënë lamtumirën Argjentinës duke luajtur mbrëmë ndeshjen e tij të fundit me përfaqësuesen në miqësoren ndaj Beninit. Ishte një ndeshje e përjetuar mes emocionesh, por e shoqëruar edhe me një polemikë të jashtëzakonshme me në epiqendër Federatën e Futbollit të Argjentinës.
Si pjesë të ceremonisë së lamtumirës së Mesit, ishte organizuar edhe një spektakël me dronë të cilët do të projektonin imazhe të “Pleshtit” mbi stadiumin e tejmbushur me tifozë të pranishëm për këtë ceremoni të veçantë.
En el homenaje a Messi, todos esperaban que el espectáculo de drones dibujase el 10 o la camiseta de Argentina pero, apareció la publi de una aseguradora. La pitada del Monumental fue histórica. https://t.co/idVSJJ0TOl
— GRADA B pro (@GradaBpro) October 7, 2026
Tifozët u ftuan të çonin kokën drejt qiellit të shihnin spektaklin që u ishte premtuar. Por imazhi i parë që u projektua nuk ishte ai i Mesit, por i një prej sponsorëve të Federatës Argjentinase.
Një veprim që la një shije shumë të keqe e që bëri që kjo ceremoni e Mesit të niste me vërshëllima nga 85 mijë të pranishmit në “Monumental” dhe të vijonte më pas me akuza e protesta në rrjetet sociale ndaj kësaj shfaqje turpi.


