VIDEO/ Kutia me qofte shpërthen papritur në mes të rrugës, shitësi përfshihet nga flakët, ja si shpëtoi

Një shitës ambulant në Indonezi ka përjetuar momente tmerri, pasi një shpërthim i papritur e përfshiu nga flakët teksa ecte në rrugë me dy kuti të mëdha me qofte në duar.
Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë në një lagje të qytetit Bandung, në provincën Java Perëndimore. Pamjet tregojnë shitësin duke ecur normalisht, kur papritur njëra prej kutive shpërthen dhe shkakton një top të madh zjarri, i cili e mbështjell për disa çaste.
Sipas mediave lokale, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi që ndodhej brenda kutisë.
DRAMATIC CCTV CAPTURES VENDOR CAUGHT IN SUDDEN FIREBALL A routine trip through an Indonesian neighbourhood turns terrifying as flames suddenly erupt around a meatball seller and his cart. Miraculously, the vendor reportedly escapes with only minor burns.
— Subodh Kumar (@kumarsubodh_) October 29, 2026
Pavarësisht flakëve të fuqishme, burri ka arritur të shpëtojë me dëmtime të lehta.
Ai ka pësuar djegie në fytyrë dhe duar, por raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pamjet e incidentit kanë tërhequr vëmendjen për shkak të shpërthimit të papritur dhe flakëve që përfshinë shitësin në mes të rrugës.


