“Vetëdeklaroni ndërtimet pa leje”, nëse nuk bëhet brenda 6 muajve, objekti konfiskohet

Soft

“Vetëdeklaroni ndërtimet pa leje”, nëse nuk

Ata që kanë ndërtime pa leje do të duhet t’i vetëdeklarojnë ato, në të kundërt humbasin të drejtën e parablerjes dhe objekti konfiskohet.

“E drejta e parablerjes është e parashikuar në ligj, ndryshimi është që vendosim një kufi për këtë proces. Në ligjin ekzistues e drejta e parablerjes vazhdon për çdo objekt që konfiskohet, me miratimin e ndryshimeve ligjore, ky proces do të përfundojë, për të vendosur kufi edhe për paligjshmërinë e ndërtimeve pa leje.

Pra, brenda 6 muajve, subjektet që kanë ndërtuar pa leje në objekte me leje ndërtimi, do t’i nënshtrohen  të drejtës së parablerjes. Ata që nuk deklarojnë më pas do të kalojnë direkt në konfiskim. Sigurisht edhe në konfiskim përsëri do t’i kalojë shtetit objekti, por nuk kanë më të drejtë të parablerjes në rast se shitet, invesitori. Zhvilluesi apo ndërtuesi përjashtohet nga e drejta e parablerjes”, thotë Risena Xhaja, kryeadministratore e AASK.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dha përgjigje edhe çfarë do të ndodhë me rastet kur është ndërtuar mbi një truall privat pa dakordësinë e pronarit të truallit.

“Në nenin  11 të draftit është parashikur si trajtohen pronarët e truallit, qoftë në një objekt që është ndërtuar në marrëveshje me pronarët e truallit, qoftë në objekte që janë ndërtuar pa miratimin e pronarëve të truallit.

Në momentin e  parë që pasuria vjen nga kofiskimi, grupi i punës në agjenci merr menjëherë në shqyrtim të gjithë dokumentacionin ligjor që është nënshkruar përpara dhe vlerëson si është marrëdhënia juridike e vendosur mes pronarëve të truallit dhe investitorëve. Në momentin që ka një kontratë të nënshkruar, respektohet kontrata deri në përfundim të objektit. Nëse kemi ndërtime pa leje të ndërtuara në truall të pronarit dhe janë të pamiratuar, pa një kontratë,  atëherë trualli automatikisht i nënshtrohet shpronësimit”, tha Xhaja.

Aktualisht, numërohen 24 objekte të konfiskuara, të cilat janë në proces vlerësimi nga grupi i punës në Ministrinë e Ekonomisë për të vendosur nëse do të përdoren për strehim social apo do të shfrytëzohen nga institucionet.

ME TE LEXUARAT