Të rinjtë dëmtojnë sinjalistikën rrugore, dëmtojnë edhe semaforët
Lajmifundit
/
14 October 2026, 14:57
Aktualitet

Tensionet gjatë protestës studentore në Tiranë janë përshkallëzuar më tej, ku përveç përplasjeve me policinë dhe goditjes me objekte, protestuesit kanë nisur të shkatërrojnë edhe sinjalistikën rrugore në kryeqytet.
Sipas pamjeve, disa protestues, midis të cilëve persona të maskuar, janë ngjitur në shtyllat e semaforëve në rrugë duke goditur dhe thyer kokat e tyre.


