Ukraina përgatitet për dimrin e acartë,ja çfarë pritet të bëjnë 5 fuqitë e NATO-s

Ukraina synon të mbrohet përpara dimrit të acartë që e pret dhe për këtë po përgatiten 5 vendet anëtare më të fuqishme të NATO-së.
Këto shtete të njohura me sinonimin grupi E5 po bashkëpunojnë nga afër dhe në koordinim të plotë për ndërtimin e një sistemi të sofistikuar të mbrojtjes ajrore. Qëllimi është që shteti në luftë ndaj Rusisë të jetë në pjesën më të madhe i mbrojtur nga sulmet e befasishme nga Kremlini.
Prioritet mbetet sigurimi pa ndërprerje të sisteme të mbrojtjes dhe artilerive e pajisjeve të tjera specifike dhe jetike për të mbajtur në këmbë Ukrainën. Aleatët mbeten të shqetësuar nga kërcënimi rus që nuk po ndalet as një ditë dhe që mund të nis ofensiva të reja për të rritur presionin mbi Zelenskin.


