U arrestua për dosjen “Frroku”, konfirmohet në detyrë Artan Bajraktari, vijon drejtimin e EUROPOL-it në Policinë e Shtetit

Politikë

U arrestua për dosjen “Frroku”, konfirmohet në detyrë

Artan Bajraktari, aktualisht Drejtor i Drejtorisë së EUROPOL-it pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është konfirmuar në detyrë pas përfundimit të procesit të vlerësimit kalimtar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Bajraktari ka një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, i cili ka mbajtur disa detyra përfshirë edhe në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Emri i tij është përmendur edhe më herët në një çështje të bujshmë të drejtësisë ku në vitin 2015, kur mbante detyrën e shefit të Interpolit, ai u arrestua në kuadër të dosjes “Frroku”, pasi ndaj tij kishte dyshime se kishte fshehur një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet belge për Mark Frrokun.

Çështja vijoi në rrugë gjyqësore, ndërsa Bajraktari u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës.

Tashmë, pas përfundimit të procesit të vlerësimit kalimtar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ai vijon detyrën si drejtues i Drejtorisë së EUROPOL-it pranë Policisë së Shtetit. 

ME TE LEXUARAT