EMRAT / Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit. Emrat që marrin detyrat

Aktualitet

EMRAT / Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit. Emrat

Policia e Shtetit ka ndërmarrë ndryshime në drejtimin e disa drejtorive vendore, duke emëruar drejtues të rinj në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Fier.

Sipas vendimeve të marra, Ermal Muça do të drejtojë Policinë Vendore të Lezhës, ndërsa Edvin Ndreu është emëruar në krye të Policisë së Vlorës.

Ndërkohë, në Fier, Erion Ahmeti është konfirmuar zyrtarisht si drejtor i Policisë Vendore, pasi më herët ushtronte këtë detyrë me komandim.

Këto lëvizje janë pjesë e procesit të riorganizimit të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit dhe synojnë forcimin e funksionimit të institucioneve ligjzbatuese në nivel vendor.

ME TE LEXUARAT