Protesta në ditën e 16/ "Oshëtin" bulevardi! Qytetarët THIRRJE Europës: A na dëgjoni...

Prej disa minutash ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë, mes thirrjeve “Dorëheqje”, “Rama n’burg”, “Berisha n’burg” dhe “Ju erdhi fundi”.
Për të 16-tën ditë radhazi, protestuesit kanë vijuar tubimin e tyre në kryeqytet, duke kërkuar rrëzimin e sistemit politik që ata e konsiderojnë të korruptuar, si dhe duke denoncuar aferat e qeverisë.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se protesta e tyre përfaqëson një revoltë qytetare që po vijon prej ditësh, ndërsa sipas tyre, ajo ka marrë vëmendje edhe jashtë vendit.
Gjatë ditëve të fundit, protestat janë pasqyruar edhe në disa media ndërkombëtare, ndërsa bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe ndryshime politike.
Në protestë është parë edhe një banderolë me mesazhin “Europe can you hear us?”, (Europë a na dëgjoni), drejtuar komunitetit ndërkombëtar.


