Kush e nënshkroi marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit, zbulohen emrat

Bota

Kush e nënshkroi marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit, zbulohen

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance nënshkruan virtualisht Memorandumin e Mirëkuptimit me Iranin, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, nënshkroi dokumentin për palën iraniane, shtoi zyrtari për CNN.

Mësohet se një ceremoni zyrtare e nënshkrimit do të zhvillohet të premten në Zvicër. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi gjithashtu tha se pritet të ketë negociata të tjera midis Uashingtonit dhe Teheranit pas ceremonisë së nënshkrimit në Zvicër.

Duke folur pas një takimi me anëtarët e Komisionit Ekonomik të Parlamentit iranian, Araghchi paralajmëroi se negociatorët po ecnin përpara në një sfond mosbesimi.

“Ne e planifikojmë procesin e negociatave dhe zbatimin e marrëveshjes bazuar në mosbesim, shkelje të angazhimeve dhe përvoja të kaluara”, tha ai.

“Ne përpiqemi të krijojmë përparime ekonomike për vendin sa më shumë që të jetë e mundur përmes marrëveshjes”, shtoi diplomati.

ME TE LEXUARAT