Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit/ Avokati : Disa deputetë të PS-së janë të shqetësuar, në mbledhje nuk foli vetëm Çuçi

Aktualitet

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit/ Avokati : Disa deputetë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili është transferuar nga IEVP Durrës në IEVP Fier.

Ky zhvillim shkaktoi reagime të shumta, teksa në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, avokati i tij, Plarent Ndreca ka treguare dhe mbi prapaskenat në PS në lidhje me këtë vendim të marrë.

Moderatorja: Ka pasur deputetë të tjerë të PS që ju kanë kërkuar informacione për Veliajn?

Ndreca: Ka pasur, sigurisht.

Moderatorja: A i duket atyre situatë normale?

Ndreca: Jo, absolutisht. Dhe besoj se kjo është shprehur edhe sot në mbledhjen e grupit socialist, sepse nuk është vetëm z.Çuçi që e ka shprehur këtë, ai ndoshta ka qenë më i zëshmi. Flas sipas informacionit që kam, sepse as unë nuk kam qenë prezent. Kanë qenë edhe anëtarë të tjerë të grupit parlamentar që e kanë mbështetur në këtë pikë. Gjithashtu më kanë telefonuar më shumë se 7-8 kolegë shumë të shqetësuar, në gjendje mërzie përse ndodh kjo gjë dhe përse shkohet në këtë pikë. Sepse jemi të gjithë bashkë, një grup, dhe kjo është gjithë absurdi i kësaj historie. Kur i bëhet kryetarit të bashkisë në detyrë, çfarë mund t’i bëhet një qytetari tjetër që ndoshta nuk e ka këtë vizualitet publik? Standardi është i njëjtë për çdo qytetar të Shqipërisë dhe nuk po kërkojmë privilegj për shkak të detyrës. Po kërkojmë t’i mundësojmë detyrën, duke e mbajtur afër. Ti bëhet e mundur ushtrimi i detyrës, sepse është detyrim kushtetues. Është e drejtë që e ka çdo i paraburgosur, jo vetëm z.Veliaj. Aktualisht jemi në terr të plotë informativ. Që dje në 4 të pasdites kam dërguar e-mail zyrtar dhe nuk kam ende asnjë përgjigje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion