Po i iknin policisë, aksidentohen dy të rinj në Durrës

Aktualitet

Po i iknin policisë, aksidentohen dy të rinj në Durrës

Dy të rinj janë aksidentuar pasditen e sotme në kilometrat e parë të autostradës Durrës-Tiranë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin përfundoi në kanalin buzë rrugës, teksa po ndiqeshin nga policia.

Sipas burimeve policore, automjeti ishte konstatuar pranë Urës së Dajlanit, pasi kishte kryer disa manovra të rrezikshme.

Efektivët u kanë bërë shenjë të ndalonin, por të rinjtë nuk i janë bindur urdhrit dhe janë larguar, duke bërë që patrulla të vihej në ndjekje të tyre.

Ndjekja ka përfunduar kur automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Dy të rinjtë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia po vijon veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion