Pas 16 vitesh larg ekranit, aktori legjendar merr vendimin përfundimtar për karrierën e tij!

Showbiz

Pas 16 vitesh larg ekranit, aktori legjendar merr vendimin përfundimtar

Aktori legjendar Jack Nicholson duket se e ka lënë pas kinemanë, duke shijuar jetën larg vëmendjes publike. Lajmi u bë i ditur nga miku i tij Michael Douglas i cili pranoi se do të kishte dëshiruar të aktronte përkrah Nicholson, por kjo nuk duket më e mundur.

Nicholson, tashmë 89 vjeç është shfaqur për herë të fundit në një film në vitin 2010 me 'How Do You Know', ku luajti së bashku me Reese Witherspoon, Owen Wilson dhe Paul Rudd.

Në vitin 2013, aktori kishte shpjeguar se nuk kishte më të njëjtën dëshirë për të qenë në qendër të vëmendjes. Ai kishte theksuar se donte të merrte pjesë vetëm në filma që preknin emocionet dhe ndjenjat njerëzore.

Michael Douglas 82 vjeç tregoi se ende e takon mikun e tij dhe se ai është mirë, por nuk punon më. “Ai është mirë. Është tërhequr nga jeta publike. E kuptoj, ai e meriton”, u shpreh Douglas.

Dy aktorët nuk kanë luajtur kurrë së bashku në një film, pavarësisht karrierave të tyre të jashtëzakonshme në Hollywood.

Dalja e fundit e rëndësishme publike e Nicholson ishte në 50-vjetorin e emisionit Saturday Night Live, ku prezantoi Adam Sandler në skenë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion