Ngordhin peshqit gjatë rikonstruksionit të digës në Lushnjë, procedohet administratori

Aktualitet


Një 58-vjeçar, administrator i një firme që po kryen punime për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit të liqenit në fshatin Kasharaj të Lushnjës, është proceduar penalisht pas ngordhjes së një numri të konsiderueshëm peshqish.

Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin F. M., 58 vjeç, administrator i kompanisë që po kryen punimet për rikonstruksionin e digës së dëmtuar.

Procedimi penal ka nisur pasi, gjatë punimeve, kompania që administron 58-vjeçari dyshohet se nuk ka marrë masat e duhura për menaxhimin e ujërave të rezervuarit. Si pasojë, ka ngordhur një numër i konsiderueshëm peshqish.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion